KRYEFAQJA » LAJME » Kuvendi i Kosovës, nesër në një seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës, nesër në një seancë të jashtëzakonshme

Me kërkesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Social Demokrate, Parlamenti i Kosovës mblidhet paraditën e së martës në një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me angazhimet e Presidentit Hashim Thaçi për përfshirjen në shkëmbim territoresh apo korigjim të kufijve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.  Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, bëri të ditur se në seancë do të paraqitet një rezolutë e përgatitur nga të tre partitë opozitare,  e cila ia ndalon Presidentit të bisedojë me Serbinë për çështje territori. Për Hotin, rezoluta në fjalë është një një sinjal i qartë për Thaçin që ky i fundit të ndalë veprimet e tij antikushtetuese. Hoti gjithashtu u shpreh se edhe dy partitë në pushtet AAK dhe Nisma do ta mbështesin rezolutën, ndërkohë që i bëri thirrje PDK_së të japin votën e tyre pro për të ndalur dialogjet poltike kundër shtetit.

Sicred