KRYEFAQJA » LAJME » Kuvendi i Kosovës, kryeministri Haradinaj paraqet ekipin negociator
Kuvendi i Kosovës, kryeministri Haradinaj paraqet ekipin negociator

Kuvendi i Kosovës, kryeministri Haradinaj paraqet ekipin negociator

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca e jashtëzakonshme ku partitë e opozitës pritet të propozojnë një rezolute kundër rishikimit të kufijve, propozim ky i presidentit Hashim Thaçi. Në nisje kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ftoi Kuvendin të votojë ekipin negociator të propozuar nga qeveria për dialogun me Serbinë. Ekipi kryesohet nga Fatmir Limaj, po pjestarë të tij janë Enver Hoxha, Begjet Pacolli, Dardan Gashi, Mahir Jagxhilar dhe Avni Arifi. Në ekip janë ftuar të marrin pjesë edhe përfaqëesues nga LDK, Vetevendosje, PSD, Alternativa dhe shoqëria civile. Kryeministri Haradinaj tha se kuvendi duke i dhënë besimin ekipit negociator mund të kërkojë dhe platformën për negocim.

Sicred