KRYEFAQJA » LAJME » Kuvendi i Kosovës kalon projektligjin për lirinë fetare

Kuvendi i Kosovës kalon projektligjin për lirinë fetare

Me 61 vota pro, 4 kundër dhe 13 abstenim, Kuvendi i Kosovës miratoi në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë. Me ndryshimet që i janë bërë ligjit në fjalë, pesë bashkësive fetare në Kosovë, dhe konkretisht Bashkësisë Islame e Kosovës, Kishës Ortodokse Serbe, Kishës Katolike, Bashkësisë së Besimit Hebre dhe Kishës Protestante Ungjillore, i shtohet edhe bashkësia fetare e Tarikateve të Kosovës. Në fillim të seancës, kryeministri Ramush Haradinaj kërkoi mbështetjen e deputetëve për këtë projektligj, duke theksuar se ndryshimi Ligjit për Lirinë Fetare ishte i nevojshëm për anëtarësimin e vendit në UNESCO.

Sicred