KRYEFAQJA » LAJME » Kutillo: Koha e përshtatshme për të nisur negociatat për Shqipërinë
Kutillo: "Besoj se Shqipëria do të marri përgjigje pozitive për negociatat"

Kutillo: Koha e përshtatshme për të nisur negociatat për Shqipërinë

“Italia është e bindur se është koha e përshtatshme për të nisur negociatat për Shqipërinë”. Deklarata vjen nga ambasadori italian në Tiranë, Alberto Kutillo gjatë fjalës së tij në pritjen e dhënë me rastin e 2 qershorit, Festës së Republikës Italiane. “Italia është e bindur se është koha e përshtatshme për të nisur negociatat për Shqipërinë” tha zoti Kutillo para shumë të ftuarve mes të cilëve dhe kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta. Duke sjellë atmosferën e kësaj ngjarjeje shumë të pritshme ai tha se “Në vende të ndryshme institucionet demokratike janë në udhëkryq dhe kjo reflektohet edhe në Bashkimin Europian. Modeli për paqe dhe prosperitet, duhet mbrojtur e duhet forcuar”. Ambasadori italian tha më tej se “Besojmë se njerëzit dhe institucione në Shqipëri do të përmbushin reformat, dhe do të vijojnë rrugën e nisur”.

Sicred