KRYEFAQJA » LAJME » Kushtetuesja shtyn vendimin për Vettingun pas ankesës së gjyqtarëve
Reforma në Drejtësi, Gjykata Kushtetuese rrëzon Unionin e Gjyqtarëve

Kushtetuesja shtyn vendimin për Vettingun pas ankesës së gjyqtarëve

Procedurat shtyjnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e “Vettingut”. Avokati që përfaqësonte Shoqatat e gjyqtarëve përballë gjykatës më të rëndësishme të vendit, nuk gezonte të drejtën e përfaqësimit para trupës gjykuese, çka solli vendimin për të shtyrë zhvillimin e seancës së shumëpritur deri të hënën e ardhshme.
Shoqatat e gjyqtarëve kanë ankimuar disa nga nenet e Ligjit të “Vettingut”, për të cilat thonë se nuk përputhen me Kushtetutën.
Ligji i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është ligji më i rëndësishem i Reformës në Drejtësi. Ky ligj është atakuar vitin e shkuar edhe nga Partia Demokratike, më e madhja e opozitës ë djathtë, por kushtetuesja ka vendosur në favor të zbatimit të draftit delikat, që pritet të kontrollojë trupën gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.
Ky proces në Gjykatën Kushtetuese do të jetë prova e dytë për përputhshmërinë e Vettingut me dokumentin themelor të shtetit shqiptar.

Sicred