KRYEFAQJA » LAJME » Kushtetuesja me gjashtë anëtarë, nis procedura për vendet bosh

Kushtetuesja me gjashtë anëtarë, nis procedura për vendet bosh

Kanë nisur procedurat për plotësimin e vendeve bosh në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpallur thirrjen publike e cila është botuar në Fletoren Zyrtare të datës 7 shkurt.
Kryetari i shtetit fton të gjithë kandidatet që i përkasin të drejtës juridike, të aplikojnë për të plotësuar dy nga tre vendet e mbetura bosh në gjykatën themelore të vendit.
Bëhet fjalë për zëvendësimin e Sokol Berberit, mandati i të cilit ka përfunduar prej dy vjetësh dhe Besnik Imeraj, i cili dha dorëheqjen nga detyra e gjyqtarit kushtetues në fund të muajit janar të këtij viti.
Deri në 22 shkurt, kandidatët që do të aplikojnë për vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese duhet të dorëzojnë dokumentacionin në Presidencë.
Sipas përcaktimeve të reja kushtetutese presidenti listën e kandidatëve ia dorëzon Këshillit të Emërimeve në Drejtësi i cili bën verifikimet nëse kandidatët i plotësojnë kushtet që kërkon ligji dhe pas këtij verifikimi Këshilli i Emerimeve në Drejtësi i rendit kandidatët sipas meritës.
Çdo shtetas shqiptar që ka edukimin e duhur profesional dhe që kalon me sukses vettingun mund të jetë gjyqtar kushtetues.
Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka rikonfirmuar me votim të brendshëm Bashkim Dedjen si kryetar dhe ka në përbërje 6 anëtare nga 9 që detyron kushtetuta.
Me shpalljen e bërë nga Presidenti Meta, plotësimi i trupës së Gjykatës Kushtetuese nuk do të marrë shumë kohë, sepse sipas legjislacionit anëtari i parë për t’u zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë, ç’ka do të thotë se do të duhet ende kohë për të zëvëndësuar mungesën e Vladimir Kristos.

Sicred