KRYEFAQJA » LAJME » Kushtetuesja mbetet me 7 anëtare

Kushtetuesja mbetet me 7 anëtare

Përfundon mandati i gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha. Ajo ishte zgjedhur në vitin 2008 si anëtare e kësaj gjykate dhe për pasojë ka konsumuar 9 vitet e plota të mandatit në detyrë. Proçedura e zëvëndësimit sipas reformes në drejtësi i kërkon Mbledhjes së Përgjithshme të Gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë të bëje zëvëndësimin e saj. Të hënën Gjykata e Lartë publikoi këtë njoftim nëpërmjet të cilit fton kandidatët e interesuar të aplikojnë për gjyqtarë kushtetues deri në 16 shkurt. Kandidatët përveç kushteve profesionale duhet të kalojnë me sukses edhe kontrollin e pasurisë sipas ligjit të “Vettingut”, që ende nuk ka hyrë në fuqi. I takonte vetë Gjykatës Kushtetuese të zbardhte vendimin e saj që la në fuqi Ligjin e “Vettingut”, dhe mos zbardhja e vendimit bën të pamundur edhe zbatimin e ligjit të ri, e për pasojë pengon kontrollin e kandidatëve që do të garojnë për vendin e mbetur bosh në Gjykatën Kushtetuese. Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka mbetur me 7 anëtare, pasi pak kohë më parë kishte përfunduar mandati i gjyqtarit Sokol Sadushi.

Sicred