KRYEFAQJA » LAJME » Kushtet e rënda në Senatoriumin e Shkodrës

Kushtet e rënda në Senatoriumin e Shkodrës

Senatoriumi në Shkodër funksionon prej njëzet vitesh por kushtet e tij jane mjaft te rënda. Qytetarët ndanë mendimet e tyre për mikrofonin e TVSH: “Kushtet janë shumë të këqija, sikur para dhjetë vitesh as ka kurrgja, s’ka banjo, s’ka lavamana,s’ka pasterti,s’ka kurrisen. Kushtet janë shum”ë të vështira, tmerrësisht shumë të vështira. Mjekësia në Shkodër, edhe në Tiranë është krejt përtokë.” E vërteta e hidhur për këtë spital pranohet edhe nga vetë mjekët e drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër. Nadire Suma, mjeke pranë këtij spitali thotë: “Në sanatorium nuk ka kushte për të sëmurët. Ka mbi 15 vite që nuk bëhet asnjë riparim, ska ujë të ngrohtë, suvatimet po bien. Sa e veshtire eshte t’i thuash te semurit që nuk ka as kushtet minimale për të qëndruar të shtruar. Këto kushte të turpshme nuk duhet të jenë më problem në kohët e sotme.” Ndërsa Perparim Çela, Drejtor i Spitalit Rajonal Shkodër thotë se godina ka nevojë për një restaurim total. Për këtë vit nuk është planifikuar, ndonjë investim nga buxheti.” Aktualisht në senatorium ndodhen 22 pacientë të shtruar, të cilët duket ta kenë marrë rrezikun në sy.

Sicred