KRYEFAQJA » LAJME » Kush është Safet Bajri?

Kush është Safet Bajri?

Goditja e pjestarëve të fundit të grupit Bajri u mbrëmjen e  djeshme në kryeqytet. Safet Bajri Rusrtemi dyshohet e është koka e grupit, është arrestuar  në një magazinë afër zonës së “Xhamllikut”.

Bajri nuk është një emër i zakonshëm pavarësisht se ai nuk ka qenë një personazh i mediave shqiptare deri kur arriti të krijojë telashe për ministrin e emigracionit në Belgjikë, Theo Francken. Edhe pse shkodrani konsiderohej një nga njerëzit më të rrezikshëm të Belgjikës, i dënuar me 20 vjet burg për grabitje, trafik droge, shfrytëzim prostitucioni etj, ai u kap dhe u deportua në Shqipëri. Ai u dënua më 25 janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg. Kjo organizatë është përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin.

Sot ai dhe grupi që drejton akuzohen për disa ngjarje të renda krriminale në Shkodër dhe doisa qyette të tjera të Shqipërisë.

Si vepra të rënda kriminale, të dokumentuar deri tani janë 2 vrasje të ndodhura në Shkodër, ngjarje e ndodhur në 7 shkurt 2001, ku u vra shtetasi A.T., dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002, ku u vra shtetasja F.H., 15 vjeçe.

Një tjetër personazh publik në arrestimet e kryera ëhstë edhe ish futbollisti. Armir Grima.

Për të trukuar ndeshjet e futbollit, grupi i Bajrajve bashkëpunonte me portierin e Tërbunit, Fabiol Rexhepi dhe trajnerin e kombëtares së fubollit për femra, Armir Grima.

Sicred