KRYEFAQJA » LAJME » Kush është kryeprokurorja Arta Marku?

Kush është kryeprokurorja Arta Marku?

Pavarësisht përplasjes së fortë që u shkaktua sot në parlament prej 18 dhjetorit Arta Marku është prokurorja e re e Pergjithshme e përkohshme e Republikes. 41-vjeçarja nga Puka ka përfunduar në vitin 1999 shkollën e lartë në Shkodër, ndërsa Magjistraturën në 2001, dhe ka një eksperiencë prej 15 vitesh si prokurore.
Një vit pas magjistraturës u emërua në Prokurorinë e Shkodrës ku mbajti detyra të ndryshme, që nga shefe e njësisë task forcë në 2006 e zëvendës drejtuese e prokurorisë së rrethit deri në 2016.
Marku e ka nisur karrierën e saj në kohën kur kryeprokuror në Shkodër ishte Ulsi Manja, ndërkohë që prej 15 vitesh dosjet e hetuara prej saj dhe të përfaqësuara në Gjykatë kanë qenë fare të pakta. Një ndër to është dosja ndaj pedagogut Fran Qafa, i cili më pas mori pafajësinë në Gjykatë.
Arta Marku posedon një pasuri modeste pasi banon në një apartament 55 metra katror, por me marrjen e një kredie së bashku me bashkëshortin kanë blerë edhe një apartament tjetër në vitin 2007.

Sicred