KRYEFAQJA » LAJME » Kurz në konferencë me Ramën: “Shqipëria e ka merituar dhe e mbështesim fort”
Rama dhe Kurz në konference shtypi

Kurz në konferencë me Ramën: “Shqipëria e ka merituar dhe e mbështesim fort”

Ashtu sikurse pritej kryeministri shqiptar  Edi Rama ka marrë mbështetje të plotë nga kancelari austriak Sebastian Kurz për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE. Kjo u bë e ditur në konfererencën e përbashkët për shtyp pas takimit në Vienë, njofton e derguara jonë e posaçme Denada Shkodrani. “Shqipëria e ka merituar dhe e mbështesim fortë Shqipërinë” tha zoti Kurz. Sipas tij disa vende europiane që janë skeptike kanë problemet e tyre . Zoti Kurz tha se të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit kanë vend për perspektivë europiane dhe janë garanci për stabilitetin e Europës.
Kryeministri Rama e konsideroi marrëdhënien e Shqipërisë dhe Austrisë si të shkëlqyer. Ajo ka qenë mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë gjatë procesit të rimëkëmbjes dhe në rrugën e integrimit, tha ai. Për kryeministrin shqiptar “Shqipëria e meriton çeljen e negociatave”, “Ajo ka bërë shumë”.
Por duket se në fokusin kryesor të bisedës Rama – Kurz kanë qenë zhvillimet në rajonin e Ballkanit lidhur me çështjen e ndjeshme të emigrantëve klandestinë. Të dy palët kujtuan situatën e vështirë të vitit 2015. Zoti Kurz u shpreh se duhet ndjekur një rrugë e përbashkët për t’i ndaluar. Zoti Rama tha se vendi  ka patur 162 emigrantë, ndërsa tani kemi 2311. Një shifër e vogël por shqetësuese nëse rritet, tha ai.
Kryeministri shqiptar dhe ai austriak ishin të një mendimi se nuk duhet të përsëriteshin gabimet e viti 2015 në krizën e refugjatëve, dhe u deklaruan të gatshëm të luajnë rolin dhe mbajnë përgjegjësinë në këtë proces.

Sicred