KRYEFAQJA » LAJME » Kurti: “Një Qeveri e varur nga Lista Serbe, do t’i kishte dy kryeqytete”

Kurti: “Një Qeveri e varur nga Lista Serbe, do t’i kishte dy kryeqytete”

“Nuk ka kuptim të formohet Qeveria duke u varur nga Lista Serbe dhe ne jemi të bindur që një Qeveri e varur nga Lista Serbe do të kishte dy kryeqytete, Prishtinën edhe Beogradin”, thotë në një intervistë Albin Kurti. Sipas tij, koalicioni PDK, AAK dhe Nisma do të dështojë në përpjekjen e parë për formimin e Qeverisë, kështu që do të jetë Vetëvendosje ajo që do ta formojë Qeverinë. Kurti thotë se PAN nuk mund ta formoje qeverinë për shkak se nuk i ka numrat dhe së dyti, nëse duan ta formojnë Qeverinë me Listën Serbe, që nënkuptohet me Vuçiç, atëherë kjo do ta fuse Kosovën në një krizë të jashtëzakonshme politike. Sipas Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje shënoi një rezultat të jashtëzakonshëm nga këto zgjedhje prandaj dhe u shndërrua në partinë e parë politike në vend. Sipas tij nuk mund të ketë Qeveri të re nga regjimi i vjetër. Politika dhe pushteti, kanë shkaktuar shumë ndarje dhe përçarje të popullsisë në Kosovë, prandaj ne jemi të interesuar që pas këtyre zgjedhjeve, t’i shërojmë dhe t’i mbyllim këto plagë të hapura të qytetarëve, të cilat vazhdimisht ngacmohen edhe gjatë fushatës zgjedhore, thotë Kurti. Me çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe pas dështimit për formimin e qeverisë të koalicinit PAN, Vetëvendosje do të nisë takimet dhe bisedimet për formimin e qeverisë së re, përmbyll intervistën e tij Kurti.

Sicred