KRYEFAQJA » LAJME » Albin Kurti letër Haradinajt

Albin Kurti letër Haradinajt

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, të postuar edhe në profilin e tij në FB, teksa parlamenti i Kosovës pritet të mblidhet për të votuar marrëveshjen e percaktimit te kufirit me Malin e Zi. Ngutja për të ratifikuar “demarkacionin” me Malin e Zi, sipas kreut të Vetëvendosjes – është bërë urgjenca e ditës për shkak të vizave. Por Kurti shprehet se të gjithë e dinë se ratifikimi i “demarkacionit” është kushti i parafundit dhe jo i fundit për liberalizimin e vizave. Një kusht po kaq i rëndësishem i vendosur nga Brukseli, sipas Albin Kurtit është lufta ndaj korrupsionit. “Prandaj, shtrohet pyetja, a nuk mund ta luftojmë korrupsionin e krimin pa e bërë njëherë këtë “demarkacionin”?- vijon kreu i Vetëvendosjes.  A thua mosratifikimi i “demarkacionit” na e paska penguar luftimin e krimit e korrupsionit?!- pyet Albin Kurti. Ai perfundon ne idenë e korrigjimit të demarkacionit me Malin e Zi përmes një Trupe të Përbashkët Punuese, ndërkohë që punohet edhe për të luftuar korrupsionin në vend.

Sicred