KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Kursi i këmbimit – Monedha europiane ka vijuar të forcohet ndjeshëm në tregun e këmbimit valutor

Kursi i këmbimit – Monedha europiane ka vijuar të forcohet ndjeshëm në tregun e këmbimit valutor

Monedha europiane ka vijuar të forcohet ndjeshëm në tregun e këmbimit valutor. Këtë të shtunë një euro u këmbye me 128 lekë, duke u rritur me 3.83 lekë krahasuar me tre ditë më parë. Sot euro iu rikthye sërish nivelit te fillimit të muajit maj dhe agjentet presin që monedha europiane të vijojë mbicmimin kundrejt lekut. Nga Janari e deri në fillim të këtij muaji euro shënoi renie rekord ndaj lekut, duke u zhvleresuar me gati 7 %. Rënia e saj në nivele historike e detyroi Banken e Shqipërisë të nëerhyje në treg duke blerë euro, për të frenuar rënien e metejshme të monedhës europiane në tregun e brendshëm. Operacionet e Bankës Qëndrore dhanë efekt të menjëhershëm, dhe prej tre ditesh euro po njeh rritje të shpejte ndaj lekut.

Sicred