KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ofensiva turke në Afrin, kurdët njoftojnë arritjen e një marrëveshjeje me qeverinë Siriane

Ofensiva turke në Afrin, kurdët njoftojnë arritjen e një marrëveshjeje me qeverinë Siriane

Luftëtarët kurdë në veriperëndim të Sirisë janë shprehur se kanë arritur një marrëveshje me qeverinë siriane, sipas të cilës, kjo e fundit do të dërgojë trupa për të zmbrapsur ofensivën turke. Qeveria siriane nuk e ka konfirmuar akoma një gjë të tillë. Turqia i konsideron luftëtarët kurdë si terroristë. Ajo ndërmorri këtë muaj një ofensivë të madhe në krahinën siriane të Afrinit, që ndodhet pranë kufirit turko-sirian. Turqia i konsideron kurdët si terrorist. Aktualisht, nuk ka prani të ushtrisë siriane në Afrin. Një zyrtar i lartë kurd tha për agjencinë e lajmeve rojters se ushtarët e qeverisë së Bashar Al-Asad mund të hyjnë në krahinën kufitare brenda pak ditësh dhe se ata do të zbarkojnë në disa pika të kufirit me turqinë. Marrëveshja u raportua gjithashtu edhe nga media e kurdëve të irakut, e cila iu referua një politikani kurd nga siria si dhe një agjencie lajmesh e cila mbështet forcat e kurdëve të Sirisë. Nëse marrëveshja është arritur realisht, trupat turke mund ta gjejnë vetem mes dy zjarreve, luftëtarëve kurdë dhe ushtrisë siriane.

Sicred