KRYEFAQJA » LAJME » Kurbin dhe Tepelenë, asgjësohen 2.2 tonë drogë

Kurbin dhe Tepelenë, asgjësohen 2.2 tonë drogë

Në dy operacione, gjatë orëve të natës , goditen dy raste të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Pas njoftimit të shërbimeve të policisë kufitare Shëngjin se kanë konstatuar një gomone në grykëderdhjen e lumit Ishëm, efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë bërë krehjen e zonës dhe në vendin e quajtur Godull në Kurbin , u gjet 1 ton 450 kg lënde narkotike, e dyshuar marijuanë, e fshehur në shkurre, e paketuar dhe e gatshme për trafikim. Gjatë këtij operacioni të koduar “Adriatik”, në gomone nuk u konstatuan persona dhe as përreth saj. Ndërsa në operacionin e dytë, të zhvilluar në fshatin Dhemblan të Tepelenes, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 762 kg canabis sativa. Lënda narkotike u gjet në banesën dhe në një kasolle në afërsi të banesës, se 40 vjeçarit me iniciale G.D, e paketuar në 55 thasë plasmasi. Poseduesi i lëndës narkotike, i akuzuar për veprën penale të kultivimit dhe shitjes së narkotikëve u shpall në kërkim .

Sicred