KRYEFAQJA » LAJME » Kurban Bajrami në Shkodër, thirrje për paqe e begati
Kurban Bajrami në Shkodër, thirrje për paqe e begati

Kurban Bajrami në Shkodër, thirrje për paqe e begati

Mes lutjeve dhe urimeve për paqe, begati e lumturi, Kurban Bajrami, njëra prej dy festave më të rëndësishme për muslimanet po festohet në të gjithe vendin.
Kurban Bajrami në Shkodër nisi me faljen e namazit në sheshin kryesor të qytetit, ku qindra besimtarë u udhëhoqën nga hoxhallarët e myfitnisë.
Mesazhi i teologut Lavdrima Hamja në fjalën e tij para besimtarëve të pranishëm ishte për sa më shumë paqe në botë dhe sa më shumë dashuri mes njëri tjetrit për largimin nga e keqja dhe afrimin me Zotin dhe fjalën e tij. Ai u ndal edhe tek luftërat dhe nevoja për paqe në botë, duke kërkuar që secili të punoj për paqe dhe për begati.
Kurban Bajrami është festa e sakrificës dhe e flijimit, por edhe festa e kujdesit ndaj njërei tjetrit përmes dhurimit. Flijimi i djalit nga Ibrahimi si shenj nënshtrimi ndaj Zotit, është simboli i kësaj feste, i cili lajmërohet përmes engjëllit se flija e tij është e pranuar.
Kurban Bajrami së bashku me Fitër Bajramin janë dy festat më të rëndësishme që festohen nga muslimanët në gjithë botën.

Sicred