KRYEFAQJA » LAJME » Kurban Bajrami, Bashkia e Tiranës shtron dreka për familjet në nevojë dhe fëmijët endacakë
Kurban Bajrami, Bashkia e Tiranës shtron dreka për familjet në nevojë dhe fëmijët endacakë

Kurban Bajrami, Bashkia e Tiranës shtron dreka për familjet në nevojë dhe fëmijët endacakë

Ndërsa politikanët kanë uruar dhe kanë bërë thirrje për paqe, ndihmë dhe solidaritet me rastin e Kurban Bajramit, Bashkia e Tiranës ka zbritur në terren. Ajo shtroi dreka të veçanta për familjet në nevojë në qendrat e saj sociale në të gjithë kryeqytetin, si dhe për dhjetëra fëmijë endcakë.
Kreu i bashkisë Erion Veliaj i cili vazhdimisht në raste të tilla vendos përparsen dhe shpërndan ushqime, kërkoi bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjes së fëmijëve që gjenden në situatë rruge. “Sot është një ditë e veçantë, dita e Kurban Bajramit, dhe kjo është arsyeja pse u jam bashkuar kolegëve që e bëjnë përditë këtë punë, në një nga qendrat shembullore këtu në bulevardin “Zogu I”; një qendër e cila mirëpret dhjetëra fëmijë, kryesisht në situatë rruge, me raste shumë të vështira të familjeve në nevojë. Rruga nuk është zgjidhje, nuk është alternativë, ndaj i ftoj të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës” tha zoti Veliaj. Ai bCri thirrje për të luftuar shfrytëzimin që dikush i bën fëmijëve duke i nxjerrë në rrugë. “Fëmijët nuk janë bankomat për t’u sjellë para tutorëve” tha zoti Veliaj.
Kryetari i Bashkisë tha shpresa zhvillimi ekonomik i Tiranës do të ofrojnë ndihmë për të gjithë ato familje që kanë nevojë.

Sicred