KRYEFAQJA » LAJME » Kur rreziku mbi motorr vjen nga…ajri

Kur rreziku mbi motorr vjen nga…ajri

Në garat me motorë, siguria është mjaft e rëndësishme, prandaj edhe pilotët janë pajisur me helmeta dhe veshje mbrojtëse. Por ata janë të pafuqishëm kur, përkundër gjitha gjasave, rreziku vjen nga ajri.

Kështu ka ndodhur në pistën e “Filip Ajlënd” në Australi, ku dy pulëbardha kanë shkaktuar një aksident të frikshëm.

Njëri prej tyre është përplasur me pilotin e parë, që ka humbur kontrollin dhe ka penguar motorin e dytë, që është rrëzuar.

Për fatin e mirë të të dy pilotëve, që po garonin me afro 200 km/orë, i gjithë ky aksident u mbyll pa pasoja.

Sicred