KRYEFAQJA » LAJME » Kupat e Europës, Skënderbeu përballë Dinamos (Z), Shkëndia kundër Milanit
Kupat e Europës, Skënderbeu përballë Dinamos (Z), Shkëndia kundër Milanit

Kupat e Europës, Skënderbeu përballë Dinamos (Z), Shkëndia kundër Milanit

Shorti i Kupave të Europës nuk ka qenë me fat për Skënderbeun, skuadrës së vetme shqiptare që vazhdon të përfaqësojë vendin në këtë aktivitet ndërkombëtar. Goglat në Nion të Zvicrës, kanë vendosur përballë skuadrës korçare, një kundërshtar të fortë, Dinamon e Zagrebit. Një skuadër me shumë histori dhe tituj në futbollin kroat.
Për Skënderbeun, ky ekip nuk është i panjohur. Dy vite më parë ata janë ballafaquar në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve dhe kroatët kanë dalë fitimtarë. Ndeshja e parë e luajtur në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit është fituar nga vendasit 4-1, ndërsa e kthimit, e luajtur në Elbasan Arena, është mbyllur me fitoren e ngushtë të miqve, 1-2.
Por përtej këtyre shifrave, Skënderbeu kërkon të përsërisë historinë, duke kaluar në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.
Por shorti duket se është më i pamëshirshëm me Shkëndinë e Tetovës. Përballë saj është vënë Milani i madh. Sipas statistikave, skuadrat italiane i kanë eliminuar ato maqedonase në të katër përballjet direkte midis tyre. Por përtej kësaj, Shkëndija çuditërisht synon të kalojë në fazën e grupeve.
Ndeshja do të luhet në stadiumin e Shtrumicës, por duke qenë se Maqedonia aktualisht ka vetëm një stadium efektiv, në të njëjtën datë me Shkëndia-Milan dhe atje do të luajë edhe Vardari me Fenerbahçen. I takon UEFA-s të vendosë lidhur me këtë çështje. Ndeshjet e para do të luhen në 17 gusht dhe të kthimit në 24 gusht.

Sicred