KRYEFAQJA » LAJME » Kupa e Shqipërisë, Teuta synon kalimin e turit
Kupa e Shqipërisë, Teuta, synon kalimin e turit

Kupa e Shqipërisë, Teuta synon kalimin e turit

Teuta nuk e diskuton kalimin në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë. Rezultati i arritur në ndeshjen e parë 1-1 i favorizon durrsakët për të arritur këtë synim. Shpëtim Moçka, e pranon se ekipi po kalon një moment të vështirë por theksoi se Kupa është objektivi i “Djemve të detit”. Në kampionat Teuta ka gabuar shumë duke rregjistruar rezultate tepër negative. I pyetur se çfarë nuk ka funksionuar te skuadra durrsake, portieri u shpreh se një nga repartet më problematike të Teutës është mbrojtja, së bashku me portën. Durrsakët janë një nga ekipet që kanë pësuar më shumë gola në Superiore, me 28-vjeçarin që mendon se eksperienca është arsyeja kryesore e kësaj gjendje. Sa i përket të ardhmes, portieri u shpreh se nëse nuk luan në vazhdimësi mund të largohet nga Teuta edhe pse është nën kontratë. Teuta-Kamza luhet të mërkurën në orën 13:00 në stadiumin “Niko Dovana” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga rrjeti i radio televizionit shqiptar.

Sicred