KRYEFAQJA » LAJME » Kupa e Shqipërisë nis rrugëtimin e edicionit të 67-të
Kupa e Shqipërisë nis rrugëtimin e edicionit të 67-të

Kupa e Shqipërisë nis rrugëtimin e edicionit të 67-të

Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, ka nisur të mërkurën rrugëtimin me ngarkesë të plotë. Të edicionit të saj të ri, që do të jetë edhe edicioni i 67-të i saj. Pas takimeve të turit të parë, ato të turit paraeliminator, që u luajtën më datë 2 shtator 2018 me një takim të vetëm, dhe nga ku u kualifikuan për më tej Veleçiku dhe Oriku, janë zhvilluar të mërkurën ndeshjet e parat të turit tjetër, atij të 32-shes.  Ekipet e kualifikuara për në turin tjetër, atë të 3-shes do të luajnë ndeshjet me sistem vajtje-ardhje, sipas skemës përkatëse, të ndarë në dy grupe, A dhe B. Duhet theksuar se ky short ka shmangur në këtë fazë përballjen me njëra-tjetrën të 10 ekipeve të Kategorisë Superiore. Në grupin A, spikatën fitoret e thella, 3-0, të  Skënderbeut dhe Luftëtarit, por edhe ajo 2-0 në fushë të huaj e Kamzës, ndërsa duhet theksuar se përveç përballjeve Korabi-Kastrioti dhe Burreli-Vllaznia, që u mbyllën në barazim 1-1 dhe fitores 2-0 të Besëlidhjes në shtëpi përballë Erzenit, të gjitha takimet e tjera u fituan nga ekipet udhëtuese. E njëjta tablo ka qenë edhe në grupin B, ku Laçi, Teuta dhe Tirana fituan bindshëm në fushë të huaj, ndërsa fitoren korrën në udhëtim edhe Kukësi, Flamurtari, Lushnja dhe Apolonia, ndërsa vetëm Tomori ka bërë përjashtim, duke fituar 2-1 në shtëpi ndaj Bylisit. Ndeshjet e kthimit të turit të 32-shes luhen më 26 shtator 2018, ndërsa Kupa e Shqipërisë rikthehet vitin që vjen, me turin tjetër, atë të 16-shes, që i luan ndeshjet më datë 23 janar 2019  dhe  6 shkurt 2019.

Sicred