KRYEFAQJA » LAJME » Kupa e Shqipërisë në Futboll, Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë

Kupa e Shqipërisë në Futboll, Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë

Janë luajtur të mërkurën 7 takime të turit të 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë në Futboll. Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë. Bardheblutë fituan pastër 2-0 në takimin e parë të luajtur në Selman Stërmasi dhe tashmë janë me një këmbë në turin tjetër. Skuadra e Ze Marias zhvilloi një lojë më të mirë ndaj Vllaznisë që ndjeu lodhjen e superiores. Pas një pjese të parë të ekuilibruar dhe një goli të anulluar për Tiranën, e dyta nis më mirë për vendasit. Bedri Greca çeli serinë e golave pas një inkursioni të Michael Ngoo në krahun e majtë. Goli i dytë erdhi nga Wellison pas krosimit të Karabecit nga këndi. Tashmë Vllaznisë do ti duhen 3 gola për të siguruar kualifikimin pas 2 javësh.
Në gr.A Kukësi fitoi ndaj Erzenit jashtë fushe 4-1, Beslidhja-Skënderbeu 0-1, Kamza-Teuta 1-1. Në grupin B Turbina-Flamurtari 1-6, Lushnja-Laçi 1-3 dhe Bylis-Luftëtari 2-1. Ndeshjet e kthimit do të luhen pas 2 javësh në datën 14 dhjetor.

Sicred