KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kupa e Konfederatave, të hënën në mbrëmje Gjermani – Australi në RTSH
Kupa e Konfederatave, të hënën në mbrëmje Gjermani - Australi në RTSH

Kupa e Konfederatave, të hënën në mbrëmje Gjermani – Australi në RTSH

E hëna do të shënojë edhe mbylljen e raundit të parë të ndeshjeve në grupe për Kupën e Konfederatave. Përballja e vlefshme për grupin B, do të jetë ajo mes kampiones së botës, Gjermanisë, e cila do të zbresë në fushën e blertë të Stadiumit “Fisht” të Soçit bashkë me Australinë, në takimin që nis në ora 17:00. Gjermania, e cila vjen me petkun e kampiones në fuqi të planetit, falë atij goli të Mario Gëtzes në mbrëmjen dramatike të 12 qershorit 2014 në Brazil, ka për synim ta shfrytëzojë këtë Kupë Konferedatash si provë gjenerale për Botërorin e vitit të ardhshëm. Ndërsa Australia vjen si kampione e Azisë, duke triumfuar në të parën pjesëmarrje që nga zhvendosja kontintale, kur braktisi Oqeaninë për një sfidë më të madhe. Në turneun e zhvilluar në shtëpi, australianët mposhtën në shtesë Korenë e Jugut.
Të dyja skuadrat janë përballur vetëm një herë në kuadër të Kupës së Konfederatave, ku Gjermania triumfoi në shtëpi 4-3 në turneun e 2005-ës. Kjo është përballja e 6-të midis këtyre dy skuadrave. Gjermanët kanë fituar 3 të parat, kanë humbur të 4-tën dhe kanë barazuar 2-2 me Australinë në të 5-tën. Por australianët kanë pësuar vetëm një humbje në 19 ndeshjet e fundit zyrtare. Ata do të marrin zemër nga fakti se trajneri gjerman, Joakim Lëv, ka marrë me vete një skuadër relativisht të re në moshë dhe përvojë.
Shkodran Mustafi, Matias Ginter dhe Julian Draksler janë “3 moskëtierët” që ngritën lart trofeun në Botërorin e Brazilit dhe që kanë udhëtuar drejt Rusisë për Kupën e Konfederatave. 4-herë kampionët e botës në 10 ndeshjet e fundit kanë korrur 8 fitore dhe kanë marrë dy barazime, duke shënuar 31 gola dhe duke pësuar vetëm 2. Lojtarët e rinj janë të etur të provojnë veten dhe të tregojnë se mund të ushtrojnë presion kundrejt titullarëve të konfirmuar.
Australianët vijnë në këtë pjesëmarrje të tyre të 4-t në Kupën e Konfederatave, pasi kanë qenë edhe në atë 1997-ës, 2001-shit, and 2005-ës.
Të gjitha sifdat do të vijnë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e RTSH-së, së bashku me një emision të përnatshëm në ditët e ndeshjeve.

Sicred