KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kupa e Konfederatave 2018, një sfidë e vërtetë sigurie
Kupa e Konfederatave 2018, një sfidë e vërtetë sigurie

Kupa e Konfederatave 2018, një sfidë e vërtetë sigurie

Terroristët, huliganët, por edhe protestat vendase kundër korrupsionit. Këto janë shqetësimet kryesore të forcave ruse gjatë Kupës së Konfederatave. Një javë që nisi me arrestimin e të paktën 1,750 vetëve anembanë vendit, u mbyll me ndeshjet e para të atij që njihet si preludi i Botërorit 2018, që do të mbahet po në Rusi.
Në fakt, vendi organizator po përballet me një numër sfidash, pavarëisht masave të rrepta, ku tifozëve që hyjnë nëpër stadiume u është dashur t’u nënshtrohen procedurave të njëjta me ato të kalimit nëpër aeroporte. Presidenti Vladimir Putin ka miratuar një paketë masash sigurie, por është përballur me kritikat e vëzhguesve, që thonë se urdhëri i tij vështirëson jetën e njerëzve të zakonshëm dhe synon mbytjen e zërave opozitarë. Dekreti i Putinit nënkupton se policia duhet të miratojë paraprakisht grumbullimet publike në apo pranë qyteteve ku po luhen ndeshjet e Kupës së Konfederatave dhe që janë Moska, Shën Petërburgu, Kazani dhe Soçi. Organizimi i grumbullimeve publike pa lejen e policisë mund të çojë në arrestimin e pjesëmarrësve. Dekreti parashikon që vizitorët e huaj duhet të regjistrohen pranë autoriteve brenda 24 orëve të mbërritjes së tyre në një qytet të ri, ndërsa rusët kanë 3 ditë kohë për ta bërë një gjë të tillë. Masa këto që janë kritikuar sepse janë tipike për rastet e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.
Për të ndjekur një ndeshje të Kupës së Konfederatave nuk mjafton vetëm bileta, por edhe një “kartë identiteti e tifozëve”, që lëshohet vetëm pasi informacioni personal i atij që dëshiron të ndjekë ndeshjet, të shqyrtohet imtësisht nga autoritetet ruse. Prania e policisë nëpër stadiume ka qenë e dendur dhe shitja e alkoolit pranë stadiumeve, e kufizuar.
Megjithëse është cilësuar si “banko-provë” për “Botërorin 2018”, specialistët theksojnë se Kupa e Konfederatave 2017 është mjaft më e lehtë për t’u siguruar sepse bëhet fjalë për vetëm 4 stadiume dhe jo 12, si në rastin e festivalit më të madh futbollistik në planet që mbahet vitin e ardhshëm. Natyrisht, qëndron edhe problemi i tifozëve famëkeqë rusë, që kanë krijuar telashe nëpër Evropë, por pritet të shihen sesa trima janë në shtëpi.

Sicred