KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kupa e Botës, trofeu që i mungon Mesit
Mesi në Rusi, mundësia për të fituar Kupën e Botës

Kupa e Botës, trofeu që i mungon Mesit

Njëzet vjet më parë Enrique Dominguez po stërviste 10-vjeçarët në Old Boys të Newell në Argjentinë kur e pa Lionel Messin për herë të parë. Ai e kujton akoma duke thënë: “Ai ishte një dhuratë e jetës!” E vetmja gjë që i mungon Mesit për të arritur Diego Maradonën legjendarin në memorien e të gjithë argjentinasve është që ai të fitojë më në fund Kupën e Botës. E Rusia është shansi i fundit për Argjentinën me Messin si yllin kryesor të ekipit.
Në lagjen Las Heras, të punëtorëve, ndodhet shtëpia e Mesit tani e zbrazur, e fasada e saj e lënë pas dore. Familja e tij u largua nga aty për në Barcelonë kur Leo ishte 13 vjeç.
Pas shumë peripecive që tashmë dihen nga të gjithë, Lionel Mesi, 5 herë fituesi i Topit të Artë dëshiron të fitojë Kupën e Botës me Argjentinën e tij. Si kapiten i saj, ai u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve të tij të jenë realistë në pritshmëritë e Kupës së Botës, duke paralajmëruar se ekipet e tjera që shkojnë në Rusi janë më të mirë. Në një intervistë për Canalin 13 të Argjentinës, Messi shprehet: “Të gjithë duhet ta dinë se ne nuk do të shkojmë në Rusi si pretendentë, por theksoj se kemi një grup lojtarësh shumë të mirë dhe do të luftojmë deri në fund”. I pyetur nëse Argjentina mund të fitojë Kupën e Botës, Messi u përgjigj: “Unë kam besim te ky ekip. Kemi lojtarë me talent dhe përvojë. Nuk mund të them se ne jemi më të mirët, sepse kjo nuk është e vërtetë. Ka disa skuadra më të mira se ne,” tha ai duke veçuar Brazilin, Spanjën dhe Gjermaninë.
Në Rusi, Argjentina do të përballet me Islandën, Nigerinë dhe Kroacinë në atë që Mesi e quajti “një grup të komplikuar”. “Ne duhet të mendojmë se si të dalim të parët e grupit fillimisht – tha Mesi – por kjo nuk do të jetë e lehtë”.

Sicred