KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kupa e Botës, në Kinë lulëzojnë bastet
Tabaku: Tregu i basteve nën kontrollin e vëllait të kryeministrit

Kupa e Botës, në Kinë lulëzojnë bastet

Në bulevardin Xia Lugen, në qendër të Shangait, është dyqani i basteve, aty ku grumbullohen shumë njerëz për të ndjekur ndeshjet e Kupës së Botës nëpërmjet ekraneve të vendosura në mure. Kina nuk mundi të ketë një ekip në Kupën e Botës në Rusi, por kjo nuk e ka ulur entuziazmin e bastexhinjve, të cilët me bastet e vëna gjatë tri javëve të para i tejkalojnë ato të vëna gjatë gjithë botërorit të Brazilit në 2014. Bastet që vihen në këto dyqane janë teknikisht të paligjshme, por të sanksionuara zyrtarisht pasqyrojnë qëndrimin mbizotërues ndaj sporteve, të cilat shihen si një shans për të fituar para. Para ndeshjes Francë-Argjentinë, bastexhinjtë e njohur si caimin, ose “qytetarë të llotarisë”, kishin vendosur baste të mëdha. Gao Liushun, 55 vjeç, kishte humbur një bast me Argjentinën, dhe mendonte ta dyfishonte në rast të një fitoreje të saj. “Unë duhet të fitoj atë që kam humbur, apo jo?”-tha ai. Ai humbi 1.000 Huanë ($ 150) pas fitores emocionuese të 4-3 të Francës. Xia Junmin, 25 vjeçar, humbi pesë herë më shumë se 1000 huanë pasi e kishte vënë barazim.
Kina ka shpenzuar 28.6 miliardë huanë në bastet e futbollit gjatë këtyre tre javëve, sipas shifrave të Qendrës për Menaxhimin e Lotarisë së Sporteve të Kinës. Kjo është më shumë se dyfishi i rreth 11.5 miliardë huanë të shpenzuar gjatë Kupës së Botës në Brazil, pa marrë parasysh bastet e fshehta, të vendosura në mënyrë të paligjshme, fenomen ky shumë i përhapur në vend. Megjithëse të gjitha lojrat e fatit janë teknikisht ilegale në Kinë, ajo është e lejuar në qindra dhe mijëra dyqane të llotarive. Këto udhëhiqen nga Administrata Sportive e Kinës, ku një pjesë e të ardhurave përdoren për të trajnuar gjeneratën e ardhshme të atletëve kinezë. Shumë baste janë humbur, nga ata që mbrojtën Gjermaninë. Li Feng, një bastexhi që po hante një pulë duke ndjekur ndeshjen kishte humbur 1.000 Huan që Gjermania do ta mundte Korenë. Por ndodhi ajo që nuk pritej. “Asnjë person normal nuk do të kishte vënë bast për Korenë e Jugut për të fituar”, u ankua ai me hidhërim.

Sicred