KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kupa e Botës mbërriti në Moskë
Kupa e Botës mbërriti në Moskë

Kupa e Botës mbërriti në Moskë

10 ditë para fillimit të Kampionatit Botëror të futbollit “Rusi 2018”, trofeu i Kupës së Botës më në fund ka mbërritur në Moskë. Podiumi ishte vendosur përballë Katedrales Shën Vasilit. Në shesh kishin ardhur dhjetëra njerëz të cilët prisnin të shikonin trofeun e dëshiruar nga të gjithë. Kupën e ka zbuluar një lojtar që ka më shumë përfaqësime në Kupat e Botës të futbollit, Lothar Matthäus. Me të ka qenë edhe kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin dhe ambasadorja e manifestimit, Liasan Utiasheva. Në podium ishte vendosur edhe maskoti zyrtar i Fifa World Cup. Të pranishmit kanë bërë foto me Kupën e Botës. Ndërsa veprimtaria më e dashur për të gjithë, Kupa e Botës, do të nisë në 14 qershor, me ndeshjen Rusi-Arabi Saudite.

Sicred