KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kupa e Botës 2026 do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë

Kupa e Botës 2026 do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë

Kupa e Botës 2026 do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, pasi oferta e përbashkët e tyre fitoi ndaj propozimit të Marokut për ta pritur atë. Aksioni “United 2026” u përzgjodh nga vendet anëtare të FIFA, duke fituar 134 vota krahasuar me 65 për Marokun.
Turneu 2026 do të jetë më i madhi i Kupës së Botës ndonjëherë, me 48 ekipe që do luajnë 80 ndeshje për 34 ditë.
Më parë Meksika, në vitet 1970 dhe 1986 dhe Shtetet e Bashkuara në vitin 1994 kanë organizuar më parë Kupat e Botës.
David Beckham dhe Donald Trump ishin mes atyre që më parë mbështetën ofertën e Amerikës së Veriut. Pas dhënies së diskutueshme të turneut 2018 dhe 2022, respektivisht Rusisë dhe Katarit, Fifa premtoi një votim “më të hapur dhe transparent” këtë herë.

Sicred