KRYEFAQJA » LAJME » Kundërshtari i Adriatik Llalles hyn në sitën e vettingut

Kundërshtari i Adriatik Llalles hyn në sitën e vettingut

Duket se do të jetë pa probleme kalimi vettingut për Arben Dollapajn, prokurorin e apelit në Shkodër. Ai doli këtë të premte përpara Komisionit të Pavarur të kulaifikimit për tu njohur me rezultatet e hetimit për tre komponentët, pasurinë, vlerësimi i figurës dhe aftësia profesionale. Arben Dollapaj ka mbajtur më herët postin e drejtorit në Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, ku në media është njohur për përplasjet direkte me Kryeprokurorin e Përgjithshëm të asaj kohe, Adriatik Llalla. Dollapaj u largua nga posti dhe u transferua në Shkodër, pranë Apelit. Pas kalimit të tij, nuk munguan akuzat ndaj Lallës, duke e konsideruar si hakmarrje personale për shkak të qëndrimeve kundërshtuese.

Përsa i përket hetimit pasuror, Dollapaj rezulton se ka si pasuri të tij një apartament në Bajram Çurri; një shtëpi banimi në Selitë të vogël, shtëpi banimi në ndërtim e sipër në Valbonë dhe dy llogari bankare. Gjithashtu rezulton se ka edhe një kredi prej 5 milion lekësh. Prokurori Dollapaj ka deklaruar gjithashtu se motrat që jetojnë në Amerikë i kanë dhuruar rreth 6 mijë dollarë në disa vizita që i ka bërë prokurori. Edhe DSIK ka kryer hetimin e saj përsa i përket anës së figurës duke dalë në përfundim se Dollapaj është i përshtatshëm për të ushtruar detyrën. Vendimi për të do të jepet të hënën në 6 gushtit.

Në një seancë tjetër, KPK dha vendimin për Gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Administrativ. Ndonëse nga DSIK u dyshua për lidhje të papërshtatshme të gjyqtarit me persona të inkriminuar, KPK-ja arriti në konkluzionin se raporti është i paplotë dhe i pabazuar, duke konfirmuar në detyrë gjykatësin Artur Malaj.

Sicred