KRYEFAQJA » LAJME » Kundërshtarët e Bashës në PD kërkojnë kongres të jashtëzakonshëm
Basha kongresmenëve amerikane: Vota e 25 qershorit është blerë dhe manipuluar!

Kundërshtarët e Bashës në PD kërkojnë kongres të jashtëzakonshëm

Kundërshtarët e Lulzim Bashes në Partinë Demokratike përmes një deklarate bënë sot të ditur se do të kërkojnë mbledhjen e kongresit të jashtëzakonshëm të kësaj force politike në fund të vjeshtes së këtij viti. Ata theksojnë se para mbajtjes së kongresit, në muajin shtator do të paraqesin një platformë për ndryshime statutore që do të synoje ndryshimin e proçedurave për zgjedhjen e Kryetarit të Partisë Demokratike. Ata propozojnë që në rast humbje në zgjedhje, të sanksionohet në Statutin e PD-së dorëheqja e menjëhershme e Kryetarit të Partisë. Ndërsa në rast të humbjes së dy palë zgjedhjesh, si edhe me një përqindje më të lartë se zgjedhjet e shkuara, dorëheqja e Kryetarit të jetë e parevokueshme. Gjithashtu propozojnë krijimin e gjykatës së Partisë me përbërje edhe të figurave historike të Partisë, për kontrollin formal të vendimarrjes së forumeve të PD-së. Në platformën e tyre, kundërshtarët e Bashës kërkojnë ndalimin e çdo marrëveshje për bashkëqeverisje me kundërshtarin politik , pa vendimarrjen e forumit të lartë të kësaj force politike që është kuvendi kombëtar.

Sicred