KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Kumbaro, tur shpjegues për projektligjin mbi trashëgiminë kulturore
Dëmtimi i monumenteve të kulturës, Kumbaro në komision

Kumbaro, tur shpjegues për projektligjin mbi trashëgiminë kulturore

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka zgjedhur universitetin “Aleksandër Moisiu” në  Durrës për nisjen e turit shpjegues për projektligjin e ri mbi trashëgiminë kulturore. Zonja Kumbaro tha se ligji ekzistues është miratuar që në vitin 2003 dhe nuk i përshtatet kohës. Projekligji i ri për trashëgiminë kulturore dhe muzetë mbështetet në katër shtylla kryesore. Ato janë vlerësimi, ruajtja, administrimi dhe mbrojtja e trashëgimisë. Në hartimin e ligjit të ri kanë punuar Këshilli Kombëtar i Arkelogjisë dhe ai i restaurimeve.
Në lidhje me pezullimin e projektit të Velierës në Durrës, ministrja Kumbaro tha se i kemi kërkuar bashkisë ndryshimin e projektit për të ruajtur muret që janë zbuluar gjatë punimeve.

Sicred