KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Kumbaro: Në truallin e Teatrit Kombëtar vetëm një teatër i denjë

Kumbaro: Në truallin e Teatrit Kombëtar vetëm një teatër i denjë

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, siguron artistët që në truallin e Teatrit Kombëtar do të ndërtohet vetëm një teatër kombëtar sipas parametrave që historia e teatrit e meriton.
Zonja Kumbaro i është përgjigjur kështu interesit të gazetarëve pas deklaratave të forta nga aktorë të njohur shqiptarë në lidhje me fatin e Teatrit Kombëtar.
“Nuk ka asnjë projekt egzistues për rindërtimin e Teatrit Kombëtar. Kemi vendimine dhe bindjen që do të ndërtojmë aty ku është teatri egzistues një teatër tjetër, të ri, siç duhet, me të gjithë parametrat e një Teatrit Kombëtar, siç e meritojnë historia e teatrit, por edhe e ardhmja e teatrit” tha zonja Kumbaro. Ajo e mohoi të ketë thënë se tek Teatri Kombëtar do të vendoset TOB dhe se ajo godinë nuk është e Teatrit Kombëtar. “Ajo sallë, ajo godinë do të vazhdojë të jetë në administrim të Teatrit Kombëtar” tha ministrja e kulturës.
Pas një takimi të parë me përfaqësues të Skenës së Pavarur Kulturore ditën e djeshme dhe një takimi të pritshëm nesër me Sindikatën e Aktorëve të Skenës dhe Ekranit, ministrja shprehet e hapur për ndryshime në pr/ligjin për artin dhe kulturën.
“Një nisëm ligjore nuk është asnjëherë një vendim, është vetëm një propozim i cili nga fillimi deri në fund mund të pësojë të gjitha ndryshimet e mundshme” tha zonja Kaumbaro. Ajo shtoi se priten të gjitha kërkesat, sugjerimet, shqetësimet, propozimet, ndryshimet. “Jo më larg se dje kemi marrë një përgjigje nga QKK për të cilën gjetëm konsensus të plotë dhe do të reflektohet kun ndryshim. Teksi i projektligjit do të pësojë ndryshime sipas të gjitha dakordësive mes grupeve të interesit, institucioneve të artit” tha ministrja Mirela Kumbaro.
Publikimi i pr/ligjit në faqen zyrtare të ministrisë shkaktoi një valë protestash dhe organizimesh nga artistët të cilët nuk pranojnë centralizimin që sipas tyre ofron ky projektligj.
Ndërkaq bashkë me nenet u ringjall frika se në truallin e Teatrit Kombëtar mund të kthehet plani i vjetër i ndërtimit te nje kulle ka alarmuar të gjithë artistët dhe komunitetin teatror të cilët nuk pranojnë të zhvendosen pa u konsultuar për projektin e ri të Teatrit Kombëtar.

Sicred