KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Kumbaro në parlament: “Teatër të ri duhet të ketë. Ato dy ndërtesa janë të ezauruara nga koha dhe duhen shembur”
Mungesa e kuorumit, shtyhet votimi i projektligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Kumbaro në parlament: “Teatër të ri duhet të ketë. Ato dy ndërtesa janë të ezauruara nga koha dhe duhen shembur”

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka deklaruar në Parlament vendosmërinë e qeverisë për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar në vend të dy godinave të vjetra që ajo tha se do të shemben. “Teatër të ri duhet të ketë. Ato dy ndërtesa janë të ezauruara nga koha dhe duhen shembur” tha zonja Kumbaro në parlament gjatë një seance mjaft të ndezur, ku opozita këmbëngul për mosprishjen e godinave egzistuese, ndërsa akuzon qeverinë për korrupsion. ” U përpoqëm 4 vite të hapim kantiere të reja teatrore, por ato janë asgjë përballë kërkesave të artdashëse. Nevojat janë shumë të mëdha dhe tratri kombëtar në Tiranë është prioritet. I ndërtuar në vitin 1938, ajo godinë nuk i qëndron më kohës. Është folur shumë për të. Më shumë se sa muret, aty vlerën e kanë pasur shpirtrat që kanë hyrë dhe kanë dalë dhe ata duhen përjetësuar dhe ka shumë mënyra për ta bërë këtë” tha ministrija e kulturës. “Sot gjejmë një mundësi për të pasur një teatër dinjitoz për Republikën. Kam shkuar gjithë jetën në atë teatër. Nga inspektimet dhe ekspertizat është konstatuar se të gjitha ambientet janë jashtë teknikave për përdorim” këmbëngul zonja Kumbaro.

Sicred