KRYEFAQJA » LAJME » Kumbaro: Do t’i takoj artistët!

Kumbaro: Do t’i takoj artistët!

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka reaguar pas pakënaqësive të shprehura nga artistë të njohur shqiptarë në lidhje me fatin e Teatrit Kombëtar, por dhe ndryshimet në projektligjin për artin. “Patjetër që do ti takoj artistët” premtoi zonja Kumbaro nga Korça. Duke dhënë më shumë detaje rreth iniciativave të fundit të dikasterit që ajo drejton “Ne jemi duke ndërmarrë një nismë ligjore që vjen si pasoje e kërkesave jo vetëm të artistëve, por edhe të institucioneve kulturore, qëndrore, por edhe vendore siç është teatri i Korçës, për të krijuar mekanizma për organizimin e projekteve kulturore të cilat sot edhe për gjëra të vogla sië janë rekuizitat apo veshjet duhet të kalojnë në disa procedura burokratike të prokurimit, të cilat përpos të tjerësh krijojnë edhe pengesë për krijimtarinë artistike” tha zonja Kumbaro. Sipas saj “Ligji aktual për artin dhe kulturën, që është ai i vitit 2010, ka krijuar një mekanizëm lehtësimi për projektet kulturore që përjashton nga prokurimi nëpërmjet formulës së kolegjiumeve vetëm për Ministrinë e Kulturës. Ne gjykojmë që ky mekanizem duhet të përhapet edhe tek institucione të tjera me qëllim decentralizimin dhe nxitjen e financuesve të tjerë për mbështetjen e aktiviteteve kulturore” tha ministrja e kulturës.
Zonja Kumbaro kujtoi se projektligji është nxjerrë për konsultim publik dhe dërguar me email tek të gjithë grupet e interesit edhe pse shumë prej tyre mohojnë të jenë njoftuar. “Projektligjin e kemi nxjerrë për konsultim publik, e kemi nxjerrë në faqen e Ministrisë së Kultures, e kemi dërguar me email tek të gjithë aktorë dhe grupet e interesit” tha ajo. “Sot ka bashki që i djegin fondet për kulturen sepse nuk dinë si të procedojnë me këto labirinthe burokratike. I kemi ftuar të gjithë që të japin sugjerimet e tyre në lidhje me draftin që kemi propozuar dhe kjo është faza e konsultimit” tha ministrja Kumbaro. “Dua të theksoj se përveç disave të cilët e kanë lexuar ende nuk kemi asnjë përgjigje zyrtare nga drejtuesit vendore apo subjekte të tjerë të interesuar. Nga mediat jam njohur me disa organizime të artistëve, por besoj se mbasi të takohemi do sqarohemi të gjithë” u shpreh ministrja e kulturës.
Ajo tha se “Kemi parashikuar javen që vjen një tryezë për këtë draft dhe nëse ka kërkesa për tryeza të tjera jemi të gatshëm për ti diskutuar dhe shpjeguar draftin i cili nuk është lexuar dhe ka keqkuptime. Duhet ti takoj artistët pasi para se të kuptojmë çfarë kërkojnë, duhet të kuptojnë ata çfarë ofron drafti”.
E pyetur per reagimin e aktorit Robert Ndrenika, zonja Kumbaro u pergjigj. “Duhet të flas me të”.
Në lidhje me ndërtimin e së përfolurës “Kullë” në vendin ku sot është Teatri Kombëtar, ministrja e kulturës tha se “Po mbarojnë punimet në qendrën e artit e pagezuar me emrin Turbina. Salla aktuale e teatrit do të vazhdojë të jetë funksionale edhe për trupen e teatrit edhe për trupa të tjera”.
Sipas Ministres, Teatri Kombëtar do vazhdojë të jetë në funksion deri ditën që do të vijë projekti, por trupa e tij do të zhvendoset në një mjedis shumë komod dhe ne këtë gjë e kemi dakordësuar me herët me artistët.

(Visited 137 times, 1 visits today)
Sicred