KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shkodër, Festivali i 57-të Mbarëkombëtar i Këngës për fëmijë

Shkodër, Festivali i 57-të Mbarëkombëtar i Këngës për fëmijë

Shkodra vazhdon traditën mbi 50 vjeçare të organizimit të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë.

Për tre net me radhë në teatrin “Migjeni” do të performojnë 20 krijimet më të reja të muzikës për fëmijë, këngëtarët e vegjël të mbledhur në Shkodër nga të gjitha trojet shqipfolëse.

Rikthimi i një prej traditave të hershme të festivaleve interpretimi i çdo kënge nga dy këngëtarë është një nga veçoritë e edicionit të 57-të Festivalit Mbarëkombëtarë të këngës për Fëmijë.

Ashtu si edhe edicionet e mëparshme edhe Festivali i 57-të Mbarëkombëtarë i Këngës për Fëmijë organizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve dhe bashkia Shkodër me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe RTSH.

Sicred