KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Kur ngrihej sipari i festivaleve në RTSH

Kur ngrihej sipari i festivaleve në RTSH

Në Tiranë ka nisur Festivali i ’57 i Këngës në RTSH. Natën e parë në skenën e Pallatit të Koncerteve u prezantuan 22 këngë, të cilat shpresohet të jenë margaritarë të rinj në kurorën e festivalit më të vjetër të muzikës së lehtë në Shqipëri. Në fakt historia e Festivaleve të Këngës në RTSh, ka nisur në dhjetorin e vitit 1962. “Ka qenë një kohë e artë”, kujton prezantuesja e tij Artistja e Popullit Margarita Xhepa. Së bashku me kompozitorin Agim Krajka dhe këngëtarin Qemal Kërtusha, ata rrëfejnë atmosferën e atij fundviti të largët, kur niste aventurën ngjarja më e madhe e këngës shqiptare, në një telereportazh të përgaitutr nga gazetari ynë Genc Ymeraj.

Sicred