KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kulla Eifel, me një sistem të ri mbrojtës
Kulla e Eifel mbyllet nga greva

Kulla Eifel, me një sistem të ri mbrojtës

Parisi do të zbulojë së shpejti një sistem mbrojtës që po ndërtohet rreth Kullës Eifel, të cilin po e ndërton për t’u mbrojtur ndaj kërcënimeve terroriste. Në muajin qershor të 2016, rreth kullës u vendosën barriera të përkohshme, të cilat tashmë do të zëvendësohen me masa të përhershme. Ndërtimi i mureve prej xhami dhe gardheve prej metali dhe do të përfundojë në mesin e muajit Korrik dhe kostoja e tyre kap shifrën e 35 milionë eurove. Sipas presdientit të Shoqërsisë së Shfrytëzimit të Kullës Eifel, i cili drejton monumentin ikonë, moret e reja ishin të forta si shkëmbi dhe garantonin siguri absolute. Që nga vitit 2015, 240 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve terroriste në Francë.

Sicred