KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kulla e Eifel mbyllet nga greva
Kulla e Eifel mbyllet nga greva

Kulla e Eifel mbyllet nga greva

Turistë të shumtë që shkojnë në Paris nuk kanë mundur të vizitojnë simbolin e qytetit, Kullën Eiffel. Për dy ditë, të mërkurën dhe të enjten e kësaj jave, Kulla Eiffel u mbyll pasi punonjësit e saj dolën në grevë mbi një rregull të ri të vendosur së fundmi, si pasojë e së cilit po shkaktohen radhë tejet të gjata turistësh. Që muajin e kaluar, Kulla Eiffel ka lejuar që mbi gjysma e biletave hyrëse të rezervoheshin paraprakisht duke pasur një orar të caktuar për hyrje, në mënyrë të tillë që të shmangeshin radhët e gjata. Por bordi menaxhues i Kullës Eiffel, ka vendosur gjithashtu të rezervojë ashensorë të veçantë për çdo lloj bilete që blihet, një ndryshim ky i cili ka krijuar radhë shumë të gjata pritjeje.

Sicred