KRYEFAQJA » LAJME » Kukësi, sonte përballë La Valetës së Maltës në turin e parë
Kukësi fiton ndaj Torpedos, por nuk kualifikohet

Kukësi, sonte përballë La Valetës së Maltës në turin e parë

Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të Evropës, Liga e Kampioneve, ka nisur rrugëtimin e turtt të parë eliminator dhe nënkampionia e Shqipërisë, Kukësi, do të zbresë në fushën e blertë për t’u ndeshur me maltezët e La Valetës. Në fakt, verilindorët marrin pjesë në këtë veprimtari pas pezullimit të përkohshëm të 8-herë kampiones së Shqipërisë, Skënderbeut, nga ana e UEFA-s. Dhe Kukësi është favorizuar nga shorti, pasi do të përballet në turin e parë me kampionen e Maltës, La Valetën. Kjo u mësua në shortin e hedhur më 19 qershor 2018. Ndeshja e parë do të luhet sot, ndërsa ajo e kthimit më 18 korrik 2018.  Sfida e sotme, që do të luhet në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH 2, duke nisur nga ora 19:00.

Sicred