KRYEFAQJA » LAJME » Kukësi prezanton dy përforcime, Cuculin dhe Omar Turenë
Kukësi prezanton dy përforcime, Cuculin dhe Omar Turenë

Kukësi prezanton dy përforcime, Cuculin dhe Omar Turenë

Kukësi beson tek përmbysja, pavarsisht humbjes 2-5 në Gjeorgji përballë Torpedos së Kutaisit. Presidentin i klubit verilindor, Safet Gjici, thekson se Kukësi do të respektojë “fair play”-in edhe jashtë fushës së lojës, ndryshe nga gjeorgjianët. Gjici beson se skuadra e tij është mëse gati për sezonin e ri. Gjatë konferencës për shtyp mbajtur të hënën janë prezantuar  gjithashtu edhe dy blerjet më të fundit, Ardian Cuculi dhe Omar Ture, me këtë të fundit që është në pronësi të Juventusit dhe që e ka pohuar se kjo aventurë tek Kukësi është një banko-provë për rikthimin në Itali. “Do të jap maksimumin për ta ndihmuar Kukësin të arrijë objektivat”, – ka theksuar futbollisti i huazuar nga gjigandja italiane. Ndërsa 31-vjeçari Cuculi thekson se Kukësi i ka të gjitha kapacitetet për të synuar titullin. Kukësi e nis sezonin e ri të shtunën pasdite, me përballjen me Laçin.

Sicred