KRYEFAQJA » LAJME » Kukësi në tatëpjetën e plakjes së popullsisë

Kukësi në tatëpjetën e plakjes së popullsisë

Lindjet në Shqipëri po vijojne rënien. Ky fakt ka prekur edhe qarkun e Kukësit, i cili para viteve 90-të njihej si ndër qarqet me numrin më të lartë të lindjeve. Sipas statistikave të fundit, në maternitetin e Kukësit lindjet kanë pësuar një rënie prej 50 përqind në raport me vitet 90-të. Mjeku Dalip Hoxha thotë se në vitet ’90 numri i lindjeve në këtë institucion ka qenë rreth 1400 lindje, ndërsa në vitin 2017-të numri i lindjeve ishte 685 dhe trendi është që po ulet nga viti në vit.
Mjeku Hoxha shton se emigrimi i popullsisë në moshë të re është shkaku kryesor i rënies së lindjeve. Ndërsa gratë që dikur ishin te motivuara per sa me shume lindje, si nënat e reja sot, bien dakord për një fakt, sot ka ndryshuar standarti për mirërritjen e një fëmije, e se marrja e shërbimeve është bërë më e vështirë. Dikur politikat qeveritare stimulonin lindjen e sa më shumë fëmijëve, por sot arsyet ekonomike duket se dominojnë.
Ndërkaq duket se te çiftet e reja është krijuar një frymë e re, një frymë perëndimore, ku kërkohet që fëmijëve, brezit të ri t’u krijohen kushte maksimale jetese, duke e lidhur dhe me nivelin e shkollimit.
Në statistikat zyrtare të INSTAT, publikuar për popullsinë në vitin 2017, rezulton se qarku i Kukësit ka pësuar për një vit një ulje prej 27.2 lindje për 1 mijë banorë, ndërsa edhe me alarmant është raporti i fundit i OKB-se i cili parashikon që deri në vitin 2100 popullsia e Shqipërisë të zbresi në 850 mijë banorë.

Sicred