KRYEFAQJA » LAJME » Kukësi në Gjeorgji: Ndaj nesh po tregohet racizëm!
Kukësi fiton ndaj Torpedos, por nuk kualifikohet

Kukësi në Gjeorgji: Ndaj nesh po tregohet racizëm!

Klubi i Futbollit i Kukësit ka shprehur pakënaqësinë e tij për mënyrën se si po trajtohet nga autoritetet gjerorgjiane dhe Klubi i Torpedos, ndësa gjendet në Gjerogji për të marrë pjesë në takimin me Torpedon e Kutaisit, në kuadrin e turit të tretë të Ligave të Europës. Në një status të gjatë në Fejsbuk, shkruhet se “Klubi i Torpedos si organizator dhe mikpritës i takimit vazhdon të jetë mospërfillës dhe të krijojë pengesa në mënyrë që të mos bashkëpunojë me Kukësin, duke mos përmbushur kushtet minimale te aktivitetit të një rangu Europian”. “Problemi më shqetësues për ne si klub vazhdon të jetë mos paisja me viza të lojtareve tanë, të Valon Ethemit, Edis Maliqit si dhe Reginaldo Fait, edhe pse aplikimi është bërë në kohë, duke na u premtuar edhe nga autoritetet gjeorgjianë për pajisjen me vizë të tyre” shtojnë autoritetet e klubit. Gjithnjë sipas tyre të tre lojtarët nuk kanë mundur të udhëtojnë drejt Tbilisit, ndërsa portieri Faton Maloku është detyruar të qëndrojë rreth 7 orë në aeroportin e Tbilisit, para se ti bashkohej ekipit. Presidenti i klubit Safet Gjici ka dënuar qëndrimin e ekipit vendas i cili sipas tij “po ben cdo veprim me qellim lodhjen e ekipit te Kukesit dhe stafit te tij”. Klubi i Kukësit ka ndërprerë çdo lloj kumunikimi me Klubin e Torpedos, madje në shënjë proteste nuk do të marri pjesë as në dreken zyrtare që organizon klubi vendas. “Nuk është pak të thuhet që ndaj nesh po tregohet racizëm, që është elementi i parë i dënueshëm nga UEFA” shkruan Klubi i Futbollit i Kukësit në Fejsbuk. Takimi Kutaisi – Kukësi parshikohet të luhet të enjten në orën 19, sipas orës së Shqipërisë.

Sicred