KRYEFAQJA » LAJME » Kukësi mposht Teutën 4-2, ruan hapin me kreun
Kukësi, mposht Teutën, 4-2, ruan hapin me kreun

Kukësi mposht Teutën 4-2, ruan hapin me kreun

Janë luajtur të hënën pasdreke 3 ndeshje të tjera të javës së 6-të të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Në takimin më të spikatur, të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, Kukësi ka triumfuar 4-2 në fushën e vet ndaj Teutës. Në fakt, ka qenë një sukses i siguruar që në pjesën e parë nga kampionët në fuqi, të cilët kanë gjetur dy herë rrugën e rrjetës me anë të Bakajt dhe Et’hemit. Verilindorët do ta thellojnë në 3-0 epërsinë me një autogol të Hakajt në minutën e 82-të, por Hila dhe Lena do të rizgjojnë shpresat e durrsakëve me dy gola në 4 minutat e fundit. Megjithatë azeri Alijev ka firmosur fitoren 4-2 në minutat shtesë për Kukësin. Në dy takimet e tjera të së hënës, Kamza mposhti minimalisht Vllazninë në shtëpi, ndërsa Laçi dhe Flamurtari shënuan nga një gol dhe ndanë nga një pikë secila. Ndeshja e parë e kësaj jave u luajt të dielën dhe Skënderbeu mundi Lushnjën 4-1, ndërsa ndeshja e fundit, Partizani -Luftëtari, luhet sot në kryeqytet, duket nisur nga ora 17:00.

Sicred