KRYEFAQJA » LAJME » Kukësi fiton ndaj Skënderbeut, korçarët shtynë festën
Kukësi fiton ndaj Skënderbeut, korçarët shtynë festën

Kukësi fiton ndaj Skënderbeut, korçarët shtynë festën

Goli Sindrit Gurit në minutën e 78 i ka çuar në delir tifozët kuksianë që kishin mbushur Stadiumin e “Skënderbeut” në Korçë, ndërsa korçarët kanë shtyrë festën shpalljes si fitues të kampionatit. “Arritëm të fitonim ndeshjen dhe bëmë një lojë shumë të mirë” tha traineri austriak Pakult. “Komplimentoj ekipin tim që bëri një ndeshje të mirë kundër një ekipi të fuqishëm si Skënderbeu. Nuk do isha i kënaqur para ndeshjes me barazimin” shtoi ai. Megjithatë Pakult uroi trajnerin Daja, presidentin dhe gjithë ekipin e “Skënderbeut” si fitues të kampionati.
“Sot prisnim fitore, sepse në fund Skënderbeun nuk e kënaq asgjë tjetër” tha nga ana e tij traineri i “Skenderbeut” Ilir Daja. “Duhet të ishim pak më të ftohtë nga koka, natyrshëm kur ke 14 pikë diferencë, kur gjithë qyteti pret festën, edhe kjo dozë aventure do jetë prezentë” shtoi Daja.

Sicred