KRYEFAQJA » LAJME » Kukësi barazon 1-1 me Vallettan dhe kalon në raundin e dytë të Champions League
Kukësi barazon 1-1 me Vallettan dhe kalon në raundin e dytë të Champions League

Kukësi barazon 1-1 me Vallettan dhe kalon në raundin e dytë të Champions League

Kukësi ka arritur të kualifikohet në raundin e dytë të Champions League, pasi barazoi 1-1 me Vallettan në Maltë. Takimi i parë në “Loro Boriçi” kish përfunduar 0-0. Pjesa e parë u mbyll 0-0 dhe gjithë historia u zhvillua në në pjesën e dytë. Në minutën e 67-të, Piciollo kaloi vendasit në avantazh. Gjashtë minuta më vonë mesfushori gjeorgjian Dzaria arriti të shënojë golin e barazimit pas një pasimi nga Rrumbullaku. Kundërshtari i ardhshëm për Kukësin do të dali nga Olimpija Ljubljana-Qarabak. Azerbajxhanasit kanë fituar takimin e parë 1-0.

Sicred