KRYEFAQJA » LAJME » Kukës; Zjarr në kabinën elektrike
auto_zjarri, Kukës; Zjarr në kabinën elektrike, kukes

Kukës; Zjarr në kabinën elektrike

Një prej dy kabinave kryesore të nënstacionit elektrik në Rexhepaj ka marrë zjarr duke djegur të gjithë fidrat e tensionit të mesëm, e për pasojë një pjesë e qytetit të Kukësit si dhe Njësitë administrative Topojan, Shishtavec, Bicaj pjesërisht dhe Shtiqen, kanë mbetur pa energji elektrike.Drejtuesit lakalë të OSHEE-së tregojnë se zjarri ka rënë rreth orës 05.00 të mëngjesit për shkak të një harku të shkurtër apo rrethana të tjera, dëmi është i konsiderueshëm dhe po punohet që brenda ditës të riparohet plotësisht. Për shkak të mbingarkesës apo amortizimit të linjave, defekte të ngjashme ka patur këto ditë edhe në zonën e Tropojës.

Sicred