KRYEFAQJA » LAJME » Kukës, thyhen zyra institucionesh. Policia, nuk është prekur dokumentacioni

Kukës, thyhen zyra institucionesh. Policia, nuk është prekur dokumentacioni

Gjatë natës së 18 nëntorit  në rrethana ende të pashpjegueshme,  janë thyer disa zyra te  institucioneve rajonale në Kukës . Nga të dhënat  rezulton se  janë dëmtuar dyer e orendi të 4 zyrave. Sipas policisë  janë vjedhur me thyerje  2 laptopë dhe 1 telefon celularë. Fatmrëshisht keqëbërsit nuk kanë vjedhur apo dëmtuar kompjuterat, në të cilën  ruhen dokumentat zyrtare të katër zyrave, IKMT, Shërbimit të Provës, Entit Kombetar i Banesave dhe  Agjensisë së Pronave Publike. Nuk dihen arsyet e dhunimit të zyrave. Një nga dyshimet që ngre policia është për akt vandalizmi. Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet ruhen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës. Zyrat e 4 institucioneve të thyera ndodhen në një ndërtese e cila nuk është aspak e sigurt dhe më e keqja hyrja e saj nuk ka dyer. Në ndërtesën katër katërshe janë edhe disa institucione të tjera të rëndësishme, të cilat nuk kanë asnjë parameter të sigurisë me dyer të vjetra e të amortizuara.

Sicred