KRYEFAQJA » LAJME » Kukës, thatësira nxjerr kujtimet

Kukës, thatësira nxjerr kujtimet

Kjo verë do mbahet mend për thatësirën e tejzgjatur dhe temperaturat ekstreme. Pasojë e tyre ka qenë ulja e nivelit të Liqenit të Fierzës dhe dalja e rrënojat të mjaft fshatrave, që dikur ishin kurora e Kukësit të vjetër. Mjaft nga ish banorët e tyre tek shikojnë pamjet ju rikthehen kujtimeve të viteve më parë.
Aviatori Hamza Koçi dhe e shoqja Drita, prej vitesh jetojnë në Kanada, dhe çdo verë malli i kthen në Shqipëri. Brruti, fshati i tij i lindjes, se bashku me 25 fshatra të tjerë dhe qytetin e Kukësit të Vjetër, u përmbyten për të krijuar Liqenin e Fierzës. Por këtë vit,thatësira ka nxjerrë në sipërfaqe rrënojat e tij, duke bërë që kujtimet të ringjallen më të forta. “Fillimisht kanë qenë shtëpi me mjete rrethanore e më pas u bënë me mure të trashë” kujton Hamzai. “Kanë qenë vitet 50-60 kur fashati fillloi të rindërtohej” shton ai. “Nga 66-ta derisa u krijua liqeni kam ardhur çdo vit me fëmijët. shëtisnim, vizitonim zonën, fëmijët rendnin pas kafshëve … kujtime të paharrueshme” kujton Drita.
Dikur Brruti kishte 50 shtëpi, por sot nga ato qëndron në këmbe vetëm shtëpia e Hamzait. “Kullën e ka patur ndërtuar gjyshi mbi 120 vjet më parë. Ne e kemi riparuar sa për histori dhe nostalgji” thotë Hamzai. Fëmijët e tij që jetojnë në Britani dhe Kanada, vazhdojnë të vijnë gati çdo vit dhe të mbajnë gjallë kujtimet e fshatit, por edhe të kontribuojnë për njohjen dhe zhvillimin e zonës.

Sicred