KRYEFAQJA » LAJME » Kukës, Rrahman Parllaku shpallet Nderi i Qarkut
Kukës, Rrahman Parllaku shpallet Nderi i Qarkut

Kukës, Rrahman Parllaku shpallet Nderi i Qarkut

Gjatë një ceremoine të zhvilluar në Kukës, me pjesmarrje të gjerë nga pushteti lokal dhe politika Këshilli i Qarkut të qytetit ka vlerësuar me titullin Nderi i Qarkut gjeneralin Rrahman Parllaku. Ai ka qenë një nga drejtuesit e luftës nacionalçlirimtare, më pas drejtuesi i ushtrisë dhe funksionar i lartë në pushtetin e kohës, ka vuajtur 17 vite burg politik, mban dekoratën Hero i Popullit dhe një numër vlerësimesh të tjera. Mbas vitit 1991 ai ka qenë aktiv në media duke dëshmuar urtësi e tolerancë. Një dokuementar i përgatitur për të dhe fjalimet e rastit faktuan se zoti Parllaku, i lindur në Novosej të Kukësit në vitin 1919, ka një kontrubut të dukshëm në tri etapat e historisë së shqiptarëve nga lufta e dytë botërore e deri sot, ku me 98 vite mbi supe vazhdon të jet aktiv dhe me një kujtesë për ta patur zili.

Sicred